Lladrovci fton në Marshin për Liri: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi

Me rastin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 Shtator në Prishtinë, në ora 14:00, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje, duke shkruar “Të bashkuar me kërkesën për drejtësi”. Ftesa e Lladrovcit: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi! Familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, Qytetarë,…

Lajme

10/09/2026 12:10

Me rastin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 Shtator në Prishtinë, në ora 14:00, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje, duke shkruar “Të bashkuar me kërkesën për drejtësi”.

Ftesa e Lladrovcit:

Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!

Familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së,

Qytetarë, zonja e zotërinj,

Ju ftoj të merrni pjesë në “Marshin për Liri”, më 12 shtator, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të bashkuar me kërkesën për drejtësi, në Shesh, do të theksojmë solidaritetin dhe riafirmojmë bindjen tonë të thellë me besim të plotë në pafajësinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Bëhu pjesë e Marshit paqësor e dinjitoz!