Avokati i Popullit: Protesta paqësore është e drejtë, institucionet të tregojnë maturi

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Avokati i Popullit ka folur edhe për mundësinë e protestave pas verdiktit të 16 shtatorit. Naim Qelaj ka theksuar se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, ndërsa institucionet duhet të tregojnë maturi në menaxhimin e situatave të tilla.…

Lajme

10/09/2026 12:11

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Avokati i Popullit ka folur edhe për mundësinë e protestave pas verdiktit të 16 shtatorit.

Naim Qelaj ka theksuar se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, ndërsa institucionet duhet të tregojnë maturi në menaxhimin e situatave të tilla.

“Në një shoqëri demokratike, qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Kufiri vendoset aty ku ushtrimi i kësaj të drejte shndërrohet në dhunë”, ka deklaruar Avokati i Popullit për indeksonline.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të komunikojnë qartë me organizatorët dhe qytetarët, me qëllim që të shmanget çdo përshkallëzim i mundshëm i situatës.

“Është e rëndësishme që institucionet të veprojnë me maturi, të komunikojnë qartë me organizatorët dhe qytetarët dhe të shmangin veprimet që mund të rrisin tensionet”, ka thënë ai.

Ndërkohë, më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Verdikti pritet të jetë një prej ngjarjeve më të rëndësishme politike dhe shoqërore për Kosovën, ndërsa mbetet e hapur edhe çështja se si do të reagojë opinioni publik pas vendimit.