Gjendet i vdekur një person në Prizren, dyshohet të jetë vetëvrarë

Një vetëvrasje po dyshohet të ketë ndodhur dje në fshatin Poslisht të Prizrenit. Policia bën me dije se në shtëpinë e tij  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje…

Lajme

24/04/2023 10:31

Një vetëvrasje po dyshohet të ketë ndodhur dje në fshatin Poslisht të Prizrenit.

Policia bën me dije se në shtëpinë e tij  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/