Incidenti i Valverdes me lojtarin e Villarrealit, deklarohet edhe Ancelotti

Carlo Ancelotti doli sot para shtypit për të folur para ndeshjes çerekfinale sëë Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, e cila luhet të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, ngjarjet aktuale e detyruan të fliste për Fede Valverde dhe polemikat e tij me Álex Baena, futbollistin e Villarrealit që e akuzoi uruguaianin se…

Sport

11/04/2023 18:51

Carlo Ancelotti doli sot para shtypit për të folur para ndeshjes çerekfinale sëë Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, e cila luhet të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, ngjarjet aktuale e detyruan të fliste për Fede Valverde dhe polemikat e tij me Álex Baena, futbollistin e Villarrealit që e akuzoi uruguaianin se e sulmoi fizikisht pas ndeshjes së fundjavës në La Liga.

“E kam parë mirë. Është i motivuar, është stërvitur mirë”, deklaroi Ancelotti, duke iu përmbajtur çështjes sportive.

“Unë e njoh atë shumë mirë dhe ai ka cilësi të veçanta, të jashtëzakonshme njerëzore”, shtoi Ancelotti në konferencë për media, njofton Marca, transmeton lajmi.net.

Trajneri preferoi të mos vlerësonte vetë episodin apo ankesën e Baenës.

“Nuk dua të komentoj asgjë për atë që ka ndodhur. Por jam i sigurt që nesër ai do të japë gjithçka, si gjithmonë,” u shpreh trajneri italian./Lajmi.net/