Pronarët e Chelseat deklarohen pas emërimit të Frank Lampard
Chelsea ka njoftuar gjatë ditës së enjte (sot) se Frank Lampard është emëruar trajner deri në fund të sezonit. Pas zyrtarizimit të Lampard, janë deklaruar krerët e klubit londinez, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali, transmeton lajmi.net. Ata janë shprehur të kënaqur që kanë rikthyer legjendën e klubit, Frank Lampard në krye të ekipit. “Ne jemi…
Sport
Chelsea ka njoftuar gjatë ditës së enjte (sot) se Frank Lampard është emëruar trajner deri në fund të sezonit.
Pas zyrtarizimit të Lampard, janë deklaruar krerët e klubit londinez, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali, transmeton lajmi.net.
Ata janë shprehur të kënaqur që kanë rikthyer legjendën e klubit, Frank Lampard në krye të ekipit.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Frankun në “Stamford Bridge”. Frank është një legjendë e këtij klubi. Ndërsa vazhdojmë procesin tonë të plotë dhe shterues për një trajner të përhershëm, ne duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ne duam t’i japim vetes çdo shans për sukses dhe Frank ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na çuar në rrugën e duhur”, thanë atë.
“Ne kemi një lojë të rëndësishme kundër Ëolves të shtunën dhe më pas do ta kthejmë vëmendjen tonë në çerekfinalen e Champions League në Madrid javën e ardhshme. Ne të gjithë do t’i japim Frank mbështetjen tonë të plotë pasi synojmë të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm nga të gjitha ndeshjet tona të mbetura”, thanë pronarët e Chelseat, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit./Lajmi.net/