Lampard flet si trajner i Chelseat, deklarohet edhe për ndeshjen me Real Madridin
Chelsea ka njoftuar para pak çastesh se Frank Lampard është emëruar trajner deri në fund të sezonit. Legjenda e “Bluve” të Londrës pas zyrtarizimit te Chelsea ka mbajtur edhe një konferencë për media. Lampard u shpreh i lumtur që iu besua ekipi në këtë moment, ndërsa foli edhe për ndeshjet e para të tij në…
Sport
Chelsea ka njoftuar para pak çastesh se Frank Lampard është emëruar trajner deri në fund të sezonit.
Legjenda e “Bluve” të Londrës pas zyrtarizimit te Chelsea ka mbajtur edhe një konferencë për media.
Lampard u shpreh i lumtur që iu besua ekipi në këtë moment, ndërsa foli edhe për ndeshjet e para të tij në krye të ekipit, përfshirë edhe atë me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Do të bëj më të mirën, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kështu që nuk do të jetë vendimi im [afatgjatë]. E kuptoj që do të më pyesin shumë, i kam sytë hapur. Jam i emocionuar pasi ka shumë talent këtu”, tha Lampard në konferencë për media, transmeton lajmi.net.
“Ishte e lehtë ta pranoja këtë punë për mua. Ky është klubi im”.
“Unë jam shumë mirënjohës për ata që janë të kënaqur. Për ata që jo, do të bëj maksimumin për të marrë një ekip për të cilin ata janë krenarë. Kam luajtur këtu për 13 vjet, me trajner këtu, momente të pabesueshme. Që nga momenti, ata kanë qenë një mbështetje e madhe”.
“Është një shans me dy ndeshjet. Unë nuk jam naiv. Real Madrid është një klub i madh, fitues aktual i Champions Leagues. Detyra ime është të eci hap pas hapi. Jam i emocionuar që do të luftoj sërish në atë kompeticion sepse është më i miri”, theksoi ish-mesfushori i “Bluve”.
Lampard u rikthye në ‘Stamford Bridge’, ku më parë kishte fituar si lojtar Premierligën në tre raste dhe Ligën e Kampionëve në Mynih.
Ai e drejtoi klubin për 84 ndeshje, duke përfshirë edhe në një finale të FA Cup./Lajmi.net/