Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Gjilan

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim vrasjes në Gjilan. Me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër…

Lajme

05/04/2023 08:25

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të tentim vrasjes në Gjilan.

Me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, meshkuj kosovarë.

Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/