Thirrjet skandaloze të tifozëve në drejtim të Liverpoolit, Chelsea reagon menjëherë pas ndeshjes
Tifozët e Chelseat u dëgjuan duke bërë thirrje skandaloze për fatkeqësinë e stadiumit “Hillsborough” gjatë ndeshjes së tyre në Premierligë kundër Liverpool këtë të marte mbrëma. “Blutë” barazuan pa gola 0:0 me Liverpoolin në stadiumin “Stamford Bridge”, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së tetë kampionale. Tifozët dëgjoheshin duke bërtitur “gjithmonë viktima” dhe…
Sport
Tifozët e Chelseat u dëgjuan duke bërë thirrje skandaloze për fatkeqësinë e stadiumit “Hillsborough” gjatë ndeshjes së tyre në Premierligë kundër Liverpool këtë të marte mbrëma.
“Blutë” barazuan pa gola 0:0 me Liverpoolin në stadiumin “Stamford Bridge”, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së tetë kampionale.
Tifozët dëgjoheshin duke bërtitur “gjithmonë viktima” dhe “vrasës” ndaj tifozëve të Liverpoolit, për fatkeqësinë e stadiumit ”Hillsborough” që ndodhi shumë vite më parë, njofton Mirror, transmeton lajmi.net.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Chelsea ka reaguar në uebfaqen e tyre me anë të një komunikate.
Klubi londinez ka dënuar thirrjet e tifozëve vendas, duke kërkuar falje.
“Chelsea FC dënon thirrjet e papërshtatshme të dëgjuara nga disa tifozë vendas gjatë ndeshjes së kësaj mbrëmjeje. Thirrjet e urrejtjes nuk kanë vend në futboll dhe i kërkojmë falje kujtdo që është ofenduar prej tyre” – thuhet në komunikatën e Chelseat./Lajmi.net/