Si kishte provokuar boksieri serb me hartën e Kosovës, por në ring e ‘uli’ kokën

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë. Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë, shkruan Lajmi.net Fitorja në fund  u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve. Kjo…

Sport

24/03/2023 23:19

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë, shkruan Lajmi.net

Fitorja në fund  u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

Kujtojmë që boksieri serb kishte provokuar kosovarin duke bërë foto me hartën e Kosovës.

Serbi Nikoliq para meçit provokon Jakajn në baza kombëtare – FrontOnline