Jo vetëm titullin, Prishtina synon edhe trofeun e dhjetë të Kupës së Kosovës
Prishtina do të përballet me skuadrën e Tefik Çangës në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, pas shortit të tërhequr të premten në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Pas tërheqjes së shortit, përfaqësuesi i Prishtinës, Kushtrim Sopa, e ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se klubi kryeqytetas i respekton të…
Sport
Prishtina do të përballet me skuadrën e Tefik Çangës në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, pas shortit të tërhequr të premten në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Pas tërheqjes së shortit, përfaqësuesi i Prishtinës, Kushtrim Sopa, e ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se klubi kryeqytetas i respekton të gjitha skuadrat, pavarësisht nivelit të garës.
Ai ka bërë të ditur se Prishtina synon të ketë ecuri pozitive në të dyja garat, kampionat dhe Kupë, ndërsa objektivat janë ambicioze, përfshirë titullin e kampionit dhe triumfin në Kupë.
“Po sigurisht një kundërshtar i respektuar, Prishtina gjithmonë i ka vlerësuar të gjithë kundërshtarët prej fazës së parë, realisht kjo është faza 1/16-t, por dhe tutje shpresojmë që do të kemi ecuri pozitive edhe në garat e kupës. Pretendojmë të paktën në këtë edicion të arrijmë Evropën e tutje të shohim çfarë ka shkruar Zoti për ne. Sigurisht do të tentojmë më të mirën e mundshme edhe në kampionat edhe për kupë, dashtë Zoti t’i arrijmw qëllimet sivjet me dalë kampion, por edhe kupa është kompeticion të cilin klubi jonë gjithmonë e ka respektuar dhe që dihet që veç jemi nëntë herë fitues të këtij kompeticioni, pse jo për ta shënuar edhe të dhjetën në këtë edicion.”, tha Sopa pwr KosovaPress.
Prishtina është njëra prej skuadrave më të trofeshme në këtë kompeticion, me nëntë tituj të fituar, dhe synon që në këtë edicion ta fitojë për herë të dhjetë Kupën e Kosovës.