Përcaktohen 16 çiftet e Kupës së Kosovës, ja ndeshjet e 1/16 së finales

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka tërhequr shortin për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, duke përcaktuar 16 çiftet që do të përballen në këtë rund të garave. Shorti, i hedhur sot në ambientet e FFK-së, ka sjellë disa përballje interesante mes skuadrave kosovare, transmeton lajmi.net. Në këtë fazë, Ballkani do…

Sport

27/11/2026 16:12

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka tërhequr shortin për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, duke përcaktuar 16 çiftet që do të përballen në këtë rund të garave.

Shorti, i hedhur sot në ambientet e FFK-së, ka sjellë disa përballje interesante mes skuadrave kosovare, transmeton lajmi.net.

Në këtë fazë, Ballkani do të përballet me Istogun 03, ndërsa Besa e Pejës do të ketë përballë Gjilanin. Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Sharrit dhe Dritës, si dhe përballja mes 2 Korrikut dhe Llapit.

Më poshtë janë të gjitha çiftet e 1/16 së finales:

  • Liria – Rilindja

  • Ulpiana – Prishtina e Re

  • Ballkani – Istogu 03

  • Besa Pejë – Gjilani

  • Vushtrria – Vjosa

  • Kika – Feronikeli 74

  • Drenica – Ramiz Sadiku

  • Trepça ’89 – Istogu

  • Dukagjini – Lepenci

  • Tefik Çanga – Prishtina

  • Malisheva – Suhareka

  • Mitrovica – Rilindja 1974

  • Vëllaznimi – Trepça

  • 2 Korriku – Llapi

  • Dinamo – Top Futbolli

  • Sharri – Drita

Sipas njoftimit të FFK-së, ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor 2026.

Skuadrat tashmë do të nisin përgatitjet për këto përballje, në garën për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut të Kupës së Kosovës./lajmi.net/