Britanikët e “gozhdojnë” lojtarin problematik serb, duan pezullim deri në fund të sezonit për shtyrjen e gjyqtarit
Futbollisti problematik serb, Aleksandër Mitroviq u përjashtua me karton të kuq direkt për shtyrjen e gjyqtarit kryesor në ndeshjen e FA Cup ndërmjet Manchester United dhe Fulhamit. Mitroviq shënoi golin e parë për Fulhamin në humbjen 3:1, ndërsa 22 minuta më vonë i bëri një shtyrje gjyqtarit kryesor gjatë protestave të tij rreth një vendimi…
Sport
Futbollisti problematik serb, Aleksandër Mitroviq u përjashtua me karton të kuq direkt për shtyrjen e gjyqtarit kryesor në ndeshjen e FA Cup ndërmjet Manchester United dhe Fulhamit.
Mitroviq shënoi golin e parë për Fulhamin në humbjen 3:1, ndërsa 22 minuta më vonë i bëri një shtyrje gjyqtarit kryesor gjatë protestave të tij rreth një vendimi të këtij të fundit. Gjyqtari më pas e përjashtoi me karton të kuq direkt.
Chris Sutton, ish-mbrojtësi i Celtic, pretendon se dënimi duhet të jetë i madh si një paralajmërim për të tjerët.
What was Mitrovic thinking? Assault and verbal abuse Red. Two of the most obvious reds you’ll ever see. pic.twitter.com/GrFLBbf1Jq
— Stretford Post (@StretfordPost) March 19, 2023
“Ai kishte një ndërprerje. Ky nuk është një justifikim. Nuk mund të ngrini dorën tek zyrtari i ndeshjes. Kishte fëmijë që e shikonin këtë ndeshje. Nëse ai nuk dënohet rëndë, atëherë të tjerët do të mendojnë, nëse Mitroviqi mund ta bëjë, edhe unë e bëjë”, tha Sutton.
Eksperti i gjyqtarëve, Keith Hackett kërkon deri në 10 ndeshje pezullim për sulmuesin serb.
“Pas sulmit verbal ndaj Chris Kavanaghut, Aleksandar Mitroviq vendosi duart mbi arbitrin, që është sjellje e pafalshme. Për gjyqtarët në çdo nivel të lojës, FA duhet të ndëshkojë Mitrovicin me të paktën 10 ndeshje pezullim për veprimet e tij në Old Trafford. Ai vuri duart mbi arbitrin Chris Kavanagh, gjë që është thjesht e papranueshme”, ka shkruar Hackett./Lajmi.net/