Kimpembe do të largohet nga PSG

Presnel Kimpembe dhe Paris Saint Germain do të ndajnë rrugët. Sipas ‘Fichajes’, PSG është e prirur të shesë mbrojtësin Presnel Kimpembe në merkaton e ardhshme për shkak të zhgënjimit me paraqitjet e tij këtë sezon, transmeton lajmi.net. Sipas raportit, PSG kishte pritshmëri të mëdha nga Kimpembe të cilat ai nuk ka arritur t’i përmbushë dhe…

Sport

13/03/2023 16:47

Presnel Kimpembe dhe Paris Saint Germain do të ndajnë rrugët.

Sipas ‘Fichajes’, PSG është e prirur të shesë mbrojtësin Presnel Kimpembe në merkaton e ardhshme për shkak të zhgënjimit me paraqitjet e tij këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit, PSG kishte pritshmëri të mëdha nga Kimpembe të cilat ai nuk ka arritur t’i përmbushë dhe do të dëgjojë ofertat nga klubet e interesuara për mbrojtësin francez.

Kujtojmë që qendërmbrojtësi ka kontratë me gjigantin francez deri në qershor të vitit 2024./Lajmi.net/