Broja lajmërohet nga palestra: Mos u fokusoni tek dhimbja, por tek progresi
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja do të jetë spektator në këtë sezon pasi rikthimi i tij në fushën e lojës pritet vetëm në fazën përgatitore për sezonin 2023-2024. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në muajin dhjetor, sulmuesi ka bërë një periudhë pushimi për rikuperimin. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka publikuar…
Sport
Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja do të jetë spektator në këtë sezon pasi rikthimi i tij në fushën e lojës pritet vetëm në fazën përgatitore për sezonin 2023-2024.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në muajin dhjetor, sulmuesi ka bërë një periudhë pushimi për rikuperimin.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka publikuar një foto nga palestra.
“Mos u fokusoni tek dhimbja, por tek progresi”, është mbishkrimi i fotografisë.
Ai po vazhdon punën intensive në palestër dhe me këtë postim, Broja na tregon se po përpiqet në maksimum për të lënë pas dëmtimin dhe për t’u riaftësuar sa më shpejt.