Lojtarët e Arsenalit hutuan tifozët pas fitores te Fulham, u fotografuan me një orë

Futbollistët e Arsenalit vazhduan serinë e tyre të fitoreve pasi mposhtën Fulhamin me rezultat 0:3 jashtë shtëpisë dje në xhiron e 27-të të Premierligës. Skuadra e Mikel Artetës zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me golat e Gabrielit në minutën e 21-të, Martinellit në minutën e 26-të dhe Martin Odegaardit në kohën e fundit të…

Sport

13/03/2023 09:11

Futbollistët e Arsenalit vazhduan serinë e tyre të fitoreve pasi mposhtën Fulhamin me rezultat 0:3 jashtë shtëpisë dje në xhiron e 27-të të Premierligës.

Skuadra e Mikel Artetës zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me golat e Gabrielit në minutën e 21-të, Martinellit në minutën e 26-të dhe Martin Odegaardit në kohën e fundit të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Arsenali arriti fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe mbajti pesë pikë përpara Manchester Cityt, i cili mundi të shtunën Crystal Palace 1:0.

Lojtarët e tij kanë festuar fitoren në dhomat e zhveshjes, por me një veprim hetuan tifozët.

Oleksandr Zinchenko postoi një foto në dhomën e zhveshjes në Instagram të lojtarëve të Arsenalit dhe stafit stërvitor duke pozuar me një kopje të madhe të orës që dikur qëndronte në çatinë e stadiumit të vjetër “Highbury”.


Arsenali luajti jashtë shtëpisë kundër Fulhamit, ndaj tifozët janë të hutuar nga fakti se skuadra mban një kopje të orës legjendare që u transferua në çatinë e “Emirates” pas largimit nga “Highbury”.

Por disa tifozë analizuan pozicionin e duarve që qëndrojnë në numrat 11 dhe 2.

Në Twitter, ata e interpretuan atë si një mesazh “11 ndeshje dhe dy muaj përpara”, duke aluduar se sa larg është Arsenali nga titulli i tyre i parë në ligë pas afër 20 vjetësh./Lajmi.net/