Anfield i përulet “Faraonit”: Salah me golat ndaj Man United, bëhet golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në Premierligë
Mohamed Salah është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave për Liverpoolin në Premierligë. Ylli egjiptian shënoi dy gola në fitoren e 7:0 të Liverpoolit pasditen e të dielës kundër Manchester United në stadiumin “Anfield”, shkruan lajmi.net. Me këta gola, Mohamed Salah shkoi në kuotën e 129 golave për Liverpoolin në kampionatin elitar…
Sport
Mohamed Salah është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave për Liverpoolin në Premierligë.
Ylli egjiptian shënoi dy gola në fitoren e 7:0 të Liverpoolit pasditen e të dielës kundër Manchester United në stadiumin “Anfield”, shkruan lajmi.net.
Me këta gola, Mohamed Salah shkoi në kuotën e 129 golave për Liverpoolin në kampionatin elitar të futbollit anglez.
Mo Salah’s 129th goal made him Liverpool’s all-time leading goalscorer in the Premier League ? pic.twitter.com/icX2ObAtyj
— B/R Football (@brfootball) March 5, 2023
30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit nga viti 2017.
Salah te Liverpooli u transferua nga Roma për rreth 40 milionë euro./Lajmi.net/