Liverpooli pret në shtëpi Leicesterin, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Liverpoolit dhe Leicester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze. Liverpooli do të synojë me çdo kusht të arkëtojë pikët e plota përballë “Dhelprave”, në mënyrë që ta mbyll vitin 2022 me fitore,…

Sport

30/12/2022 12:28

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Liverpoolit dhe Leicester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze.

Liverpooli do të synojë me çdo kusht të arkëtojë pikët e plota përballë “Dhelprave”, në mënyrë që ta mbyll vitin 2022 me fitore, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit, ‘Reds’ e Jurgen Klopp e mposhtën Aston Villan me shifrat 3:1, kurse Leicesteri pësoi humbje 3:0 nga Newcastle United.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë tetë pikë në tabelë, ku Liverpooli zë vendin e gjashtë me 25 pikë, krahas Leicesterit që renditet i 13-ti në kuotën e 17 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Arthur, Diaz, Jota, Firmino, Jones dhe Milner, kurse te Leicester mungojnë Bertrand, Evans, Justin, Maddison dhe Pereira.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Liverpooli: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Thiago, Fabinho, Elliott; Salah, Nunez, Carvalho

Leicester City: Ward; Castagne, Amartey, Faes, Thomas; Ndidi, Tielemans; Perez, Dewsbury-Hall, Barnes; Vardy