Juventus është skuadra favorite për Grimaldo

Skuadra e Juventus po vazhdon të kërkojë një mbrojtës për krahun e majtë të mbrojtjes. ‘Zonja e Vjetër’ po përgatitet të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin. Mbrojtësi i Benfica, Alex Grimaldo është lojtari që po pëlqehet më shumë nga ‘Biankoneri’.…

Sport

02/11/2022 15:50

Skuadra e Juventus po vazhdon të kërkojë një mbrojtës për krahun e majtë të mbrojtjes.

‘Zonja e Vjetër’ po përgatitet të ndajë rrugët me Alex Sandro në fund të këtij sezoni dhe tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin.

Mbrojtësi i Benfica, Alex Grimaldo është lojtari që po pëlqehet më shumë nga ‘Biankoneri’.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Juve shihet edhe si skuadër favorite për të marrë shërbimet e tij, përcjell lajmi.net.

27-vjeçari do të jetë në monitorim edhe nga Barcelona, që po ashtu interesohej për të verën e kaluar.

Mbetet të shihet se çfarë oferte do të ketë Juventusi për kartonin e Grimaldo dhe nëse ky operacion do të finalizohet deri në fund. /Lajmi.net/