Marcos Alonso: Për dështimet flasim në fund të vitit, ka akoma shumë në lojë

Mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munich. Barcelona u eliminua herët nga garat e Champions League, dhe tashmë do të vazhdojë garat në Europa League. Alonso ka thënë se nuk ka kohë që skuadra të merret me këto dështime, pasi sezoni ka akoma shumë përpara. “Ne duhet të…

Sport

27/10/2022 08:55

Mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Barcelona u eliminua herët nga garat e Champions League, dhe tashmë do të vazhdojë garat në Europa League.

Alonso ka thënë se nuk ka kohë që skuadra të merret me këto dështime, pasi sezoni ka akoma shumë përpara.

“Ne duhet të flasim për dështimet, por në fund të vitit”, ka thënë Alonso pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Aty ka akoma shumë për t’u luajtur, ne duhet të lëmë anash dhe të koncentrohemi në luftë për çdo gjë që mbetet”, shtoi ai.

Barcelona do të mbetet në garë në Europa League, La Liga dhe Kupën e Mbretit. /Lajmi.net/