Locatelli flet pas dëshpërimit në Portugali: Është turp, ishte një pjesë e parë e tmerrshme

Mesfushori i Juventus, Manuel Locatelli ka dhënë disa komente pas paraqitjes tejet të dobët të skuadrës së tij. Juventus është mposhtur mbrëmë në udhëtim kundër Benfica, duke u eliminuar kështu nga Champions League edhe matematikisht. Sipas Locatelli, ky eliminim vjen si çmim për t’u paguar për pjesën e parë tejet të dobët. “Është turp, vështirë…

Sport

26/10/2022 08:35

Mesfushori i Juventus, Manuel Locatelli ka dhënë disa komente pas paraqitjes tejet të dobët të skuadrës së tij.

Juventus është mposhtur mbrëmë në udhëtim kundër Benfica, duke u eliminuar kështu nga Champions League edhe matematikisht.

Sipas Locatelli, ky eliminim vjen si çmim për t’u paguar për pjesën e parë tejet të dobët.

“Është turp, vështirë të gjej fjalë. 20 minutat e fundit treguam skuadër që ka guxim të luajë këso ndeshje. Duhet të shohim anët pozitive, që janë 20 minutat e fundit”, ka thënë Locatelli, transmeton lajmi.net.

“Qasja ishte e gabuar, e gjithë skuadra është përgjegjëse, jo vetëm një lojtar. Rrezikuam humbje të keqe, pjesa e parë ishte e tmerrshme, por reaguam mirë si grup”, shtoi tutje anëtari i Italisë.

Juventus duhet të luftojë tashmë me Maccabi Haifa për një vend që dërgon në Europa League. /Lajmi.net/