Cuadrado pritet të largohet nga Juventus gjatë verës së ardhshme

Juventus s’do të kenë shërbimet e Juan Cuadrado edhe për shumë gjatë. Mbrojtësi kolumbian i krahut, Juan Cuadrado duket se planifikon largimin nga skuadra e Juves. Raportime të ‘Calciomercato’ thonë se Juve ka vendosur të mos i ofrojë lojtarin rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net. Kështu, kur marrëveshja e tij të skadojë në fund të qershorit…

Sport

18/10/2022 12:40

Juventus s’do të kenë shërbimet e Juan Cuadrado edhe për shumë gjatë.

Mbrojtësi kolumbian i krahut, Juan Cuadrado duket se planifikon largimin nga skuadra e Juves.

Raportime të ‘Calciomercato’ thonë se Juve ka vendosur të mos i ofrojë lojtarin rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Kështu, kur marrëveshja e tij të skadojë në fund të qershorit tjetër, 34-vjeçari pritet të bëjë lëvizjen e tij.

Cuadrado mund të diskutojë një kontratë me skuadra të tjera duke filluar nga shkurti i vitit tjetër.

Kolumbiani ka 280 paraqitje me fanellën e Juventus, që kur erdhi në këtë skuadër në vitin 2015, mes së cilave shënoi 24 gola dhe shtoi 62 asistime. /Lajmi.net/