Arsenali nuk ndalet, triumfon edhe ndaj Bodo/Glimt

Skuadra e Arsenalit ka fituar ndeshjen ndaj Bodo/Glimt. Ekipi i Mikel Artetas, ka arritur fitore 3:0 ndaj ekipit norvegjez. Kështu duke vazhduar serinë e fitoreve edhe në garat evropiane, transmeton lajmi.net. Po rridhte minuta e 23` kur Edward Nketiah realizoi, për t`i dhuruar epërsinë Arsenalit. Katër minuta më pas ishte Rob Holding që dyfishoi rezultatin.…

Sport

06/10/2022 22:52

Skuadra e Arsenalit ka fituar ndeshjen ndaj Bodo/Glimt.

Ekipi i Mikel Artetas, ka arritur fitore 3:0 ndaj ekipit norvegjez.

Kështu duke vazhduar serinë e fitoreve edhe në garat evropiane, transmeton lajmi.net.

Po rridhte minuta e 23` kur Edward Nketiah realizoi, për t`i dhuruar epërsinë Arsenalit.

Katër minuta më pas ishte Rob Holding që dyfishoi rezultatin.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të Arsenalit.

Edhe në pjesën e dytë paraqitje më të mirë zhvilluan ‘Topçinjtë’, por gola nuk u realizuan.

Në anën tjetër Bodo nuk ishin aspak të rrezikshëm për portën e Matt Turner.

Kurse, për rezultatin final 3:0 u përkujdes Fabio Vieira, pasi realizoi në minutën e 85`.

Me këtë fitore Arsenal ka gjashtë pikë, në vendin e parë, kurse Bodo/Glimt ka katër gjithsej, në vendin e tretë./Lajmi.net/