Allegri: Ndeshja ndaj Maccabi më e rëndësishmja për Juve në Champions League

Massimiliano Allegri është i fokusuar ta fitojë përballjen me Maccabi në Champions League. Skuadra e Juventus do të luajë sonte në kuadër të Champions League, përballë skuadrës së Maccabi. Ai ka thënë se ndeshja e nesërme do të jetë më e rëndësishmja për klubin e tij, pasi kanë humbur dy ndeshjet e para në grup.…

Sport

04/10/2022 17:44

Massimiliano Allegri është i fokusuar ta fitojë përballjen me Maccabi në Champions League.

Skuadra e Juventus do të luajë sonte në kuadër të Champions League, përballë skuadrës së Maccabi.

Ai ka thënë se ndeshja e nesërme do të jetë më e rëndësishmja për klubin e tij, pasi kanë humbur dy ndeshjet e para në grup.

“Sigurisht do të ndryshojmë diçka. Duhet të vendosi për formacionin, por gjëja më e rëndësishme është të bëjmë më mirë sesa të dielën, sikur në sulm ashtu edhe në mbrojtje”, ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Duhet të fitojmë. S’është ndeshje e lehtë. Maccabi luajti mirë në Lisbonë dhe luajtën mirë ndaj PSG. Ata bëjnë presing të lartë dhe do të jetë e vështirë; duhet t’i respektojmë. Është e vështirë të mendojmë për ndeshjet tjera nëse s’e mposhtim Maccabi. Nesër është ndeshja më e rëndësishme për ne në Champions League”, ka shtuar trajneri italian.

Juventus ka humbur të dyja ndeshjet e para, sikur atë ndaj PSG, edhe atë ndaj Benfica. /Lajmi.net/