Juventus janë gati të dëgjojnë ofertat për Locatelli

Manuel Locatelli mund të jetë në treg gjatë merkatos së janarit. Mesfushori italian, Locatelli, i cili shkëlqeu në Euro 2020 për të marrë vëmendjen e shumë skuadrave, lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus. Arsenal ishte një nga skuadrat që interesohej më shumë për lojtarin, por Juventus as që nisi negociatat gjatë verës. Megjithatë,…

Sport

02/10/2022 22:16

Manuel Locatelli mund të jetë në treg gjatë merkatos së janarit.

Mesfushori italian, Locatelli, i cili shkëlqeu në Euro 2020 për të marrë vëmendjen e shumë skuadrave, lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus.

Arsenal ishte një nga skuadrat që interesohej më shumë për lojtarin, por Juventus as që nisi negociatat gjatë verës.

Megjithatë, raportime të ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se Juve janë gati të dëgjojnë tani oferta për të, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ mund të shohin opsionin në këtë derë të hapur dhe ndoshta të sigurojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.

Mbetet të shihet nëse londinezët do të nisin ndonjë ofertë gjatë zyrave të ‘Biankoneri’. /Lajmi.net/