Alarmohet Barcelona: Lëndohet Kounde

Lojtari i Barcelonës, Jules Kounde është lënduar. Franca është nikoqire e Austrisë, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Në atë takim që vazhdon të zhvillohet (rezultati aktual 0:0), ka pësuar lëndim lojtari më i ri i Barcelonës, Jules Kounde. Mbrojtësi francez, u detyrua të largohej nga fusha e lojës për shkak të lëndimit…

Sport

22/09/2022 21:56

Lojtari i Barcelonës, Jules Kounde është lënduar.

Franca është nikoqire e Austrisë, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Në atë takim që vazhdon të zhvillohet (rezultati aktual 0:0), ka pësuar lëndim lojtari më i ri i Barcelonës, Jules Kounde.

Mbrojtësi francez, u detyrua të largohej nga fusha e lojës për shkak të lëndimit në mes të pjesës së parë të ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s që do të përballet sonte në ‘Stade de France’ kundër kombëtares austriake.

Në minutën e 23-të, qendërmbrojtësi i katalanasve papritmas ndaloi së luajturi dhe u ul në fushë pasi ndjeu një shqetësim muskulor. Kounde u zëvendësua menjëherë nga William Sadiba.

Mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë francezi./Lajmi.net/