Kosova fiton një portiere të re, Agim Ademi i uron mirëseardhje Lea Kramovikut

Portierja Lea Kramoviku është bërë pjesë e Kombëtares A të Kosovës, duke zhvilluar grumbullimin e saj të parë me “Dardanet”. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, përmes një postimi në Facebook. Ademi ka bërë të ditur se së bashku me kapitenen e Kombëtares, Erëleta Memeti,…

Sport

05/10/2026 16:53

Portierja Lea Kramoviku është bërë pjesë e Kombëtares A të Kosovës, duke zhvilluar grumbullimin e saj të parë me “Dardanet”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, përmes një postimi në Facebook.

Ademi ka bërë të ditur se së bashku me kapitenen e Kombëtares, Erëleta Memeti, e kanë pritur dhe i kanë uruar mirëseardhje portieres së re të Kosovës.

Kramoviku më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Zvicrës, ndërsa tani ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj me fanellën e Kosovës.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Lea! Të priftë e mbara në rrugëtimin tënd me Kosovën!”, ka shkruar Ademi.

Kramoviku bëhet kështu pjesë e grupit të Kombëtares A, në një hap të ri në karrierën e saj ndërkombëtare. /Lajmi.net/