PDK-ja përfundon mbledhjen e Kryesisë, Demaku: Sot qëllimi është votimi i Ligjit për Specialen

Partia Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, ndërsa deputetët Fadil Demaku dhe Blerta Deliu-Kodra kanë deklaruar se qëndrimi i partisë për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar. Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se për partinë dhe qytetarët qëllimi kryesor sot është që ligji të votohet në lexim…

Lajme

06/10/2026 11:31

Partia Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë, ndërsa deputetët Fadil Demaku dhe Blerta Deliu-Kodra kanë deklaruar se qëndrimi i partisë për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbetet i pandryshuar.

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se për partinë dhe qytetarët qëllimi kryesor sot është që ligji të votohet në lexim të dytë në Kuvend.

“Për PDK-në dhe gjithë qytetarët sot është një qëllim që duhet realizuar, leximi i ligjit për herë të dytë në Kuvend, të kalojë Ligji për Dhomat e Specializuara. Çështjet e tjera pastaj i shohim”, ka thënë Demaku.

Ai ka thënë se nuk ka informacion nëse do të zhvillohet takim ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Unë nuk e di që ka sot takim Kurti-Hamza”, është shprehur Demaku.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se nuk ka ndryshim në qëndrimin e partisë sa i përket Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i PDK-së për këtë çështje mbetet i njëjtë. /Lajmi.net/