Bajraktari: Ligji për Specialen nuk mund të kalojë në lexim të dytë pa kaluar 72 orë
Avokati Ardian Bajraktari, ka folur rreth votimin në lexim të dytë të ndryshimit të Ligjit për Specialen. Bajraktari deklaroi se Rregullorja e Punës së Kuvendit, ka vendosur siç tha ai limite minimale. “Neni 85 dhe 86, përcakton që një Projektligj nuk mund të shqyrtohet 48 orë nga momenti kur ju shpërndahet deputetëve në lexim të…
Lajme
Avokati Ardian Bajraktari, ka folur rreth votimin në lexim të dytë të ndryshimit të Ligjit për Specialen.
Bajraktari deklaroi se Rregullorja e Punës së Kuvendit, ka vendosur siç tha ai limite minimale.
“Neni 85 dhe 86, përcakton që një Projektligj nuk mund të shqyrtohet 48 orë nga momenti kur ju shpërndahet deputetëve në lexim të parë dhe nuk mund të kalohet në lexim të dytë 72 orë pa kaliuar afati i miratimit në lexim të parë, përveç nëse kemi gjendje emergjente të shpallur ose gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh avokati në Klan Kosova.