Vetëm dy fitore sezonale – Juventusi e thellon krizën e rezultateve

Juventusi është duke e vijuar ecurinë aspak të mirë në këtë sezon në të gjitha garat. “Zonja e Vjetër” s’po arrin assesi të futet në rrugën e fitoreve, transmeton lajmi.net. Humbja e sontme në “Allianz Stadium” e tregoi edhe një herë brishtësinë e skuadrës nga Torino, e cila ka shënuar vetëm dy fitore në këtë…

Sport

14/09/2022 23:35

Juventusi është duke e vijuar ecurinë aspak të mirë në këtë sezon në të gjitha garat.

“Zonja e Vjetër” s’po arrin assesi të futet në rrugën e fitoreve, transmeton lajmi.net.

Humbja e sontme në “Allianz Stadium” e tregoi edhe një herë brishtësinë e skuadrës nga Torino, e cila ka shënuar vetëm dy fitore në këtë sezon.

Dy fitore, katër barazime dhe dy humbje – ky është bilanci i “Zonjës së Vjetër” që po iu largohet dita-ditës objektivave të vendosur.

Mbetet të shihet nëse do ta rikuperojnë pozicionin e tyre në ndeshjet në vijim. /Lajmi.net/