Kirurgu që kreu operimin e Pogba paralajmëron Juventusin: Gjendja është keqësuar

Paul Pogba do t’i mungojë disa javë skuadrës së Juventus, madje pritet ta humb edhe Kampionatin Botëror. Roberto Rossi, kirurgu që kreu operimin e Paul Pogba në meniskus, ka thënë se terapia që ka përdorur lojtari ka përkeqësuar edhe më shumë situatën e tij. Sipas fjalëve të doktorit, rikuperimi i lojtarit mund të marrë diku…

Sport

07/09/2022 15:46

Paul Pogba do t’i mungojë disa javë skuadrës së Juventus, madje pritet ta humb edhe Kampionatin Botëror.

Roberto Rossi, kirurgu që kreu operimin e Paul Pogba në meniskus, ka thënë se terapia që ka përdorur lojtari ka përkeqësuar edhe më shumë situatën e tij.

Sipas fjalëve të doktorit, rikuperimi i lojtarit mund të marrë diku deri në tetë javë, krejt kjo si pasojë e vendimit për të shtyrë operimin.

“Lezioni në meniskus ishte i ndërlikuar sepse indi ishte i fragmentuar dhe dëmtimi i meniskusit ishte i përkeqësuar kur lojtari tentoi të sforconte atë duke dalë në fushë”, ka thënë Rossi për ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

“Terapia konservative nuk funksionoi, përkundrazi lëndimi u përkeqësua. Kur ndërhymë, nuk kishte kushte për të përfunduar një qepje të thyer të meniskusit. Ishte e mundur të ndërhyhej vetëm me menisektomi”, shtoi doktori.

Pogba thuhej se mund të kthehej për gjashtë javë në fushën e blertë, por Roberto Rossi sugjeron një pauzë tetë javëshe. /Lajmi.net/