PSG – Juventus: Formacionet e mundshme

Sonte fillon edicioni i ri në Champions League dhe ndeshja me vëmendjen më të madhe është ajo mes Paris Saint-Germain dhe Juventus. Skuadra e Juventus vjen në këtë ndeshje me disa mungesa, përfshirë Angel Di Maria e Paul Pogba. Dy lojtarët në fjalë vuajnë nga lëndimet dhe nuk mund t’i kontribuojnë Maxi Allegrit në një…

Sport

06/09/2022 11:02

Sonte fillon edicioni i ri në Champions League dhe ndeshja me vëmendjen më të madhe është ajo mes Paris Saint-Germain dhe Juventus.

Skuadra e Juventus vjen në këtë ndeshje me disa mungesa, përfshirë Angel Di Maria e Paul Pogba.

Dy lojtarët në fjalë vuajnë nga lëndimet dhe nuk mund t’i kontribuojnë Maxi Allegrit në një test mjaft të vështirë, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, Juve nuk do ta ketë as polakut Wojciech Szczesny dhe Perin pritet të jetë startues në portë.

Në anën tjetër, skuadra e PSG është më e kompletuar, me vetëm Vitinha në pikëpyetje për t’u paraqitur.

Lojtari kishte marrë një goditje në vikend në Ligue 1 dhe la lojën para kohe. Megjithatë, lojtari pritet  të luajë.

Në radhët e Juventus, ish-lojtari i PSG, Leandro Paredes pritet të marrë minuta.  Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme për ndeshjen PSG-Juve.

PSG (3-4-1-2): Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Kimpembe; Hakimi, Vitinha, Verratti, Mende; Messi; Neymar, Mbappé.

Juventus (3-5-2): Perin; Bremer, Bonucci, Danilo; Cuadrado, Rabiot, Paredes, Miretti, Kostic; Vlahovic, Milik. /Lajmi.net/