Aguero: Messi është kthyer në formën e tij të mirë, mund ta prijë PSG-në drejt lavdisë në Champions League
Sergio Aguero beson se Leo Messi mund ta çojë skuadrën e Paris Saint-Germain drejt triumfit në Champions Leauge. Messi ka gjetur ritmin e lojës te PSG, që i mungoi sezonin e kaluar, dhe tashmë po shënon dhe asiston për shokët e skuadrës. Sipas Aguero, rikthimi i Messit në këtë formë, i rrit gjasat e skuadrës…
Sport
Sergio Aguero beson se Leo Messi mund ta çojë skuadrën e Paris Saint-Germain drejt triumfit në Champions Leauge.
Messi ka gjetur ritmin e lojës te PSG, që i mungoi sezonin e kaluar, dhe tashmë po shënon dhe asiston për shokët e skuadrës.
Sipas Aguero, rikthimi i Messit në këtë formë, i rrit gjasat e skuadrës së PSG për të triumfuar në Champions League.
“Skuadra ku luan Leo do të jetë gjithmonë kandidate për CL. Ai duket sikur është kthyer në formë dhe mentaliteti fitues i tij është çfarë i duhet secilës skuadër me aspirata për të arritur diçka”, ka thënë Aguero, transmeton lajmi.net.
“Ne e dimë shpirtin e tij kompetitiv. Sidomos nëse luan me lojtarë si Mbappe dhe Neymar. PSG kanë fituar tashmë eksperiencë në Evropë”, shtoi argjentinasi.
Messi dhe PSG do të kenë punë me skuadrën e Juventus, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League. Mbetet të shihet se si do të nis ky synim për ta. /Lajmi.net/