Vitinha do të jetë gati për ndeshjen ndaj Juventus
Vitinha po merr vëmendje të madhe para ndeshjes së PSG ndaj Juventus. Në mesjavë, skuadra e PSG dhe ajo e Juventus kontestojnë njëra-tjetrën në kuadër të Champions League. Mesfushori i PSG, Vitinha, një nga lojtarët kyç të Galtier këtë sezon, pësoi një lëndim në ndeshjen e fundjavës në Ligue 1, duke e lënë atë në…
Sport
Vitinha po merr vëmendje të madhe para ndeshjes së PSG ndaj Juventus.
Në mesjavë, skuadra e PSG dhe ajo e Juventus kontestojnë njëra-tjetrën në kuadër të Champions League.
Mesfushori i PSG, Vitinha, një nga lojtarët kyç të Galtier këtë sezon, pësoi një lëndim në ndeshjen e fundjavës në Ligue 1, duke e lënë atë në pikëpyetje për ndeshjen e CL.
Megjithatë, raportimet e sotme të Saber Desfarges, thonë se Vitinha është i gatshëm për ndeshjen e nesërme, përcjell lajmi.net.
Vitinha pritet të vendoset në repartin e mesfushës, krah Marco Verratti.
Mbetet të shihet nëse lojtari do ta nis ndeshjen nga minuta e parë. /Lajmi.net/