Zyrtare: Carlos Soler i bashkohet PSG
PSG ka bërë edhe lëvizjen e fundit këtë merkato. Skuadra e Paris Saint-Germain ka regjistruar një tjetër lojtar, para fundit të merkatos, përcjell lajmi.net. Faqja zyrtare e kampionëve të Ligue 1 ka njoftuar për marrëveshjen me lojtarin spanjoll, Carlos Soler. Soler ka lënë skuadrën e Valencia për të kaluar te PSG. Lojtari lidhej me një…
Sport
PSG ka bërë edhe lëvizjen e fundit këtë merkato.
Skuadra e Paris Saint-Germain ka regjistruar një tjetër lojtar, para fundit të merkatos, përcjell lajmi.net.
Faqja zyrtare e kampionëve të Ligue 1 ka njoftuar për marrëveshjen me lojtarin spanjoll, Carlos Soler.
Soler ka lënë skuadrën e Valencia për të kaluar te PSG.
Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm te Barca, por PSG bëri më shumë për të. /Lajmi.net/