Juventus mbyll marrëveshjen për Milik – huazim me të drejtë blerjeje
Arkadiusz Milik do t’i bashkohet Juventusit. Juventus kanë mbyllur marrëveshje me skuadrën e Olympique Marseille, për shërbimet e Arkadiusz Milik, përcjell lajmi.net. Juve dhe Marseille janë pajtuar për një huazim të lojtarit, për shumën e 1 milion eurove + 1 milion të tjera si bonuse. Po ashtu, në marrëveshjen e huazimit është përfshirë edhe mundësia…
Sport
Arkadiusz Milik do t’i bashkohet Juventusit.
Juventus kanë mbyllur marrëveshje me skuadrën e Olympique Marseille, për shërbimet e Arkadiusz Milik, përcjell lajmi.net.
Juve dhe Marseille janë pajtuar për një huazim të lojtarit, për shumën e 1 milion eurove + 1 milion të tjera si bonuse.
Po ashtu, në marrëveshjen e huazimit është përfshirë edhe mundësia për blerjen e plotë të kartonit të lojtarit, që Juventusit do t’i kushtonte 8 milionë euro.
Thuhet se Marseille kanë pranuar këtë ofertë gjatë ditës së djeshme. /Lajmi.net/