Zyret për paraqitjen e pensionistëve do të jenë të hapura edhe në fundjavë

Ndërkohë Qeveria e Kosovës, përmes një vendimi, u ka mundësuar pensionistëve që edhe në ditë fundjave të paraqiten fizikisht për të përfituar skemat e pensioneve. Ky vendim, sipas ministrisë së Financave, është marrë me qëllim që asnjë përfitues që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë. Pensionisti Rrahman Makolli thotë se…

Lajme

14/08/2022 08:44

Ndërkohë Qeveria e Kosovës, përmes një vendimi, u ka mundësuar pensionistëve që edhe në ditë fundjave të paraqiten fizikisht për të përfituar skemat e pensioneve. Ky vendim, sipas ministrisë së Financave, është marrë me qëllim që asnjë përfitues që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

Pensionisti Rrahman Makolli thotë se rregullisht paraqitet në zyrat e pensioneve në mënyrë që të përfitojë pensionin. Ai shfrytëzoi të shtunën si ditë e cila është mundësuar pas vendimit të Ministrisë së Financave për paraqitje, raporton RTKLIVE.

“Dëgjova qe duhet me u lajmru, erdha sot. Kam pas me 22  me u lajmëru..”, tha Makolli.

Sikurse ai pati edhe disa të tjerë.

“Është mirë me u paraqit kur kërkon shteti…’, tha Haki Vatovci- pensionist.

Por disa të cilët nuk patën mundësi të vinin vet, ishin me përcjellje nga familjarët të cilët kishin edhe kritika.

‘..Tash është edhe pandemia, u deshtë ndonjë mënyrë më elektronike ose diçka tillë”, tha Agon Hana- familjar

Ndryshe, zyrat e pensioneve në Kosovë do të jenë të hapura edhe të dielën deri në orën 15;00.