Bayerni deklason Frankfurtin në pjesën e parë

Bayern Munich ka deklasuar Eintracht Frankfurt në pjesën e parë. Ekipi bavarez e ka filluar furishëm sezonin e ri, pasi vetëm në pjesën e parë ka shënuar fitore 5:0 ndaj Frankfurtit. Serinë e golave e hapi Kimmich, pasi në minutën e 5` shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Pas vetëm gjashtë minutash ishte Pavard,…

Sport

05/08/2022 21:24

Bayern Munich ka deklasuar Eintracht Frankfurt në pjesën e parë.

Ekipi bavarez e ka filluar furishëm sezonin e ri, pasi vetëm në pjesën e parë ka shënuar fitore 5:0 ndaj Frankfurtit.

Serinë e golave e hapi Kimmich, pasi në minutën e 5` shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

Pas vetëm gjashtë minutash ishte Pavard, që dyfishoi epërsinë për Bayernin.

Në minutën e 29` Mane tundi rrjetën, për të regjistruar golin e dytë zyrtar për bavarzët, pas atij në finale të Superkupës ndaj Leipzig.

Për 4:0 u përkujdes Musiala, në minutën e 35` të ndeshjes.

Golin e pestë e shënoi Gnabry në minutën e 43` të takimit.

Në anën tjetër Frankfurti nuk arriti që assesi të rrezikojë portën e Manuel Neuer.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se cili do të jetë rezultati final i ndeshjes./Lajmi.net/