Ka mbetur vetëm zyrtarizimi – Renato Sanches mbërrin në PSG
Renato Sanches ka mbërritur te Paris Saint Germain dhe së shpejti do t’u nënshtrohet testeve mjekësore. Palët kanë arritur marrëveshje në mes vete dhe për rrjedhojë portugezi së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i kampionëve francezë. Në garë për lojtarin ishte edhe Milani, por duket se nuk ishin mjaftueshëm këmbëngulës në lidhje…
Sport
Renato Sanches ka mbërritur te Paris Saint Germain dhe së shpejti do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
Palët kanë arritur marrëveshje në mes vete dhe për rrjedhojë portugezi së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i kampionëve francezë.
Në garë për lojtarin ishte edhe Milani, por duket se nuk ishin mjaftueshëm këmbëngulës në lidhje me të.
Shumë e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 15 milionë.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë afatgjatë, që do ta mbajë atë në “Parc de Princes” deri në vitin 2027. /Lajmi.net/