Roma gjithnjë e më afër huazimit të Wijnaldum
Georginio Wijnaldum do të transferohet te Roma. Ylli holandez, Wijnaldum do të huazohet te skuadra e Romës, bën të ditur Fabrizio Romano. Gini Wijnaldum është shumë afër të nënshkruajë me Roma. Marrëveshja është arritur dhe drita e gjelbër është dhënë nga PSG, përcjell lajmi.net. Koha tani është për kompletimin e dokumentave. PSG po përgatiten në…

Sport
Georginio Wijnaldum do të transferohet te Roma.
Ylli holandez, Wijnaldum do të huazohet te skuadra e Romës, bën të ditur Fabrizio Romano.
Gini Wijnaldum është shumë afër të nënshkruajë me Roma. Marrëveshja është arritur dhe drita e gjelbër është dhënë nga PSG, përcjell lajmi.net.
Koha tani është për kompletimin e dokumentave.
PSG po përgatiten në anën tjetër që këtë largim ta mbulojnë me transferimin e Renato Sanches. /Lajmi.net/