Roma pret dritën e gjelbër nga PSG – synon huazimin e Wijnaldum
Skuadra e Romës është gati të bëjë një tjetër lëvizje të madhe në merkato. Romakët, pasi siguruan nënshkrimin e Paulo Dybala, duan të bëjnë edhe një lëvizje për mesfushën, për të qenë sa më konkurrues edicionin e ardhshëm. Jose Mourinho ka identifikuar Georginio Wijnaldum si lojtarin e duhur për repartin e mesfushës, përcjell lajmi.net. Sipas…
Sport
Skuadra e Romës është gati të bëjë një tjetër lëvizje të madhe në merkato.
Romakët, pasi siguruan nënshkrimin e Paulo Dybala, duan të bëjnë edhe një lëvizje për mesfushën, për të qenë sa më konkurrues edicionin e ardhshëm.
Jose Mourinho ka identifikuar Georginio Wijnaldum si lojtarin e duhur për repartin e mesfushës, përcjell lajmi.net.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Roma po pret për dritën e gjelbër nga PSG, për të kompletuar marrëveshje-huazimin për lojtarin, përcjell lajmi.net.
Thuhet se dy ditët e ardhshme do të jenë kruciale për mbylljen e një marrëveshjeje mes dy klubeve.
Mourinho po shtyn në maksimum për kompletimin e këtij huazimi. /Lajmi.net/