Ten Hag: Ronaldo do të luajë ndaj Rayo Vallecanos

Trajneri i Mancehster United, Erik ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të luajë në miqësoren e së dielës. Gjatë ditës së sotme Ronaldo e konfirmoi se është rikthyer në stërvitje me ekipin e United. Dje ai gjithashtu njoftoi se do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Rayo Vallecanos. Këtë e ka…

Sport

30/07/2022 21:03

Trajneri i Mancehster United, Erik ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të luajë në miqësoren e së dielës.

Gjatë ditës së sotme Ronaldo e konfirmoi se është rikthyer në stërvitje me ekipin e United.

Dje ai gjithashtu njoftoi se do të luajë në miqësoren e së dielës ndaj Rayo Vallecanos.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ten Hag, transmeton lajmi.net.

“Ronaldo do të luajë ndaj Rayo Vallecanos. Ai do të jetë me ekipin nesër, por nuk e di se sa do të luajë”, tha trajneri.

Kujtojmë se Ronaldo nuk mori pjesë me ekipin në fazën përgatitore që e kanë zhvilluar./Lajmi.net/