Arsenali emëron kapiten Odegaardin

Arsenali ia ka besuar shiritin e kapitenit mesfushorit Martin Odegaard. Lojtari do ta pasojë në këtë detyrë Alexandre Lacazetten dhe Pierre-Emerick Aubameyangun, që të dy të larguar. Shiritin e kapitenit lojtari është duke e bartur edhe me kombëtaren e Norvegjisë, që prej marsit të vitit 2021. Te londinezët ai është kthyer në një pikë referimi,…

Sport

30/07/2022 12:20

Arsenali ia ka besuar shiritin e kapitenit mesfushorit Martin Odegaard.

Lojtari do ta pasojë në këtë detyrë Alexandre Lacazetten dhe Pierre-Emerick Aubameyangun, që të dy të larguar.

Shiritin e kapitenit lojtari është duke e bartur edhe me kombëtaren e Norvegjisë, që prej marsit të vitit 2021.

Te londinezët ai është kthyer në një pikë referimi, falë paraqitjeve të tij shumë stabile në sezonet paraprake. /Lajmi.net/