Shenoll Muharremi kritikon përzgjedhjen në ZRrE: Pikët i jep komisioni, përzgjedhjen e bën politika

Analisti, Shenoll Muharremi ka kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitat në Zyrën e Rregullatorit për Energji, duke ngritur pikëpyetje mbi meritokracinë në proces. Në një reagim, Muharremi pretendon se kandidatët më të vlerësuar nga komisionet nuk janë përzgjedhur në fund, ndërsa vendimmarrjen e ka lidhur me ndikimin politik, raporton lajmi.net “Meritokracia e LVV-së.…

Lajme

30/09/2026 20:41

Analisti, Shenoll Muharremi ka kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitat në Zyrën e Rregullatorit për Energji, duke ngritur pikëpyetje mbi meritokracinë në proces.

Në një reagim, Muharremi pretendon se kandidatët më të vlerësuar nga komisionet nuk janë përzgjedhur në fund, ndërsa vendimmarrjen e ka lidhur me ndikimin politik, raporton lajmi.net

“Meritokracia e LVV-së. Pikët i jep komisioni, përzgjedhjen e bën politika, faturën e paguan qytetari dhe bizneset”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Meritokracia e LVV-së.. Pikët i jep komisioni, përzgjedhjen e bën politika, faturën⚡️ e paguan qytetari dhe bizneset
Sot kuptuam gjithashtu që qeveria dhe LVV-ja e kanë çu sektorin e energjisë në atë nivel suksesi sa tash ZRRE-ja mundet me u udhëheqë pa i zgjedhë ma të mirët. Ata ma të vlerësuarit nga vetë komisionet e Qeverisë, i paskan lanë jashtë e anash.
E ju, qytetarë e biznese, mos u ankoni për faturat e larta. Rryma po shtrenjtohet, po së paku partia dhe tregtaret po fitojnë mirë./Lajmi.net/