Çfarë po ndodhë? Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë
Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke rikthyer në vëmendje tensionet e raportuara mes tij dhe trajnerit Jorge Jesus. Sipas raportimeve të MARCA, situata është përshkallëzuar pas deklaratave të Jesus në konferencë për shtyp, ku trajneri tha se mes tij dhe Ronaldos nuk kishte probleme. Pas këtyre deklaratave, Ronaldo është larguar…
Sport
Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke rikthyer në vëmendje tensionet e raportuara mes tij dhe trajnerit Jorge Jesus.
Sipas raportimeve të MARCA, situata është përshkallëzuar pas deklaratave të Jesus në konferencë për shtyp, ku trajneri tha se mes tij dhe Ronaldos nuk kishte probleme.
Pas këtyre deklaratave, Ronaldo është larguar nga kampi stërvitor i Portugalisë.
Ndërkohë, MARCA raporton gjithashtu se e ardhmja e Ronaldos me Kombëtaren është vënë në pikëpyetje, madje duke përmendur mundësinë që sulmuesi portugez të konsiderojë tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.