Ursula von der Leyen nesër në Kosovë, vizita e saj pritet me protesta në aeroport

Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën. Mirëpo vizita e saj do të pritet me protesta nga një grup i të rinjëve. Sipas njoftimit protesta do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’. Njoftimi i…

Lajme

30/09/2026 20:15

Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën.

Mirëpo vizita e saj do të pritet me protesta nga një grup i të rinjëve.

Sipas njoftimit protesta do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’.

Njoftimi i plotë:

Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.

Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”

1 tetor 2026

12:05

Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.