Gjyqtarët e Superligës avancojnë njohuritë në sistemin VAR
Gjyqtarët e Superligës së Kosovës kanë zhvilluar një sesion të specializuar trajnues me Paweł Gil, instruktor i deleguar nga UEFA për sistemin VAR. Trajnimi u fokusua në unifikimin e kritereve të ndërhyrjes së VAR-it, zbatimin korrekt të protokollit dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes gjyqtarit kryesor dhe ekipit VAR. Përmes analizimit të rasteve konkrete nga ndeshjet…
Sport
Gjyqtarët e Superligës së Kosovës kanë zhvilluar një sesion të specializuar trajnues me Paweł Gil, instruktor i deleguar nga UEFA për sistemin VAR.
Trajnimi u fokusua në unifikimin e kritereve të ndërhyrjes së VAR-it, zbatimin korrekt të protokollit dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes gjyqtarit kryesor dhe ekipit VAR.
Përmes analizimit të rasteve konkrete nga ndeshjet dhe diskutimeve profesionale, gjyqtarët trajtuan situatat kyçe të vendimmarrjes dhe kriteret që përcaktojnë ndërhyrjen e teknologjisë.
Ky aktivitet është pjesë e programit të vazhdueshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës për ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe standardizimin e referimit, në përputhje me udhëzimet dhe standardet e UEFA-s.