E konfirmon Daily Mail: Ferguson kthehet te Man Utd në rolin e këshilltarit
Sir Alex Ferguson do të kthehet në rolin e këshillarit për çështje të përgjithshme te Manchester United. Këtë e ka konfirmuar Daily Mail duke thënë se pos tij do të vijnë për herë të dytë edhe disa figura të tjera të njohura. Bëhet fjalë për David Gill dhe Bryan Robson, transmeton lajmi.net. Ferguson është njëri…
Sport
Sir Alex Ferguson do të kthehet në rolin e këshillarit për çështje të përgjithshme te Manchester United.
Këtë e ka konfirmuar Daily Mail duke thënë se pos tij do të vijnë për herë të dytë edhe disa figura të tjera të njohura.
Bëhet fjalë për David Gill dhe Bryan Robson, transmeton lajmi.net.
Ferguson është njëri prej trajnerëve më legjendar në Premier League.
Skocezi fitoi gjithçka me klubin nga Mançesteri deri në vitin 2013. /Lajmi.net/