E konfirmon Romano: Tavares i bashkohet Marseille në formë huazimi

Nuno Tavares i është bashkuar skuadrës së Marseille në formë huazimi. Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit lojtari tashmë e ka nënshkruar marrëveshjen njëvjeçare që e mban në Francë deri në vitin 2023. Mbrojtësi nuk pati paraqitje të mira me Arsenalin në sezonin që e lamë pas, andaj Mikel Arteta…

Sport

30/07/2022 07:49

Nuno Tavares i është bashkuar skuadrës së Marseille në formë huazimi.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit lojtari tashmë e ka nënshkruar marrëveshjen njëvjeçare që e mban në Francë deri në vitin 2023.

Mbrojtësi nuk pati paraqitje të mira me Arsenalin në sezonin që e lamë pas, andaj Mikel Arteta ka vendosur ta dërgojë diku ku ka më shumë minuta dhe mund ta tregojë veten.

Rikujtojmë se “në tavolinë” ishte edhe opsioni i blerjes totale të lojtarit, por Arteta refuzoi. /Lajmi.net/