Përfaqësuesit e Man United takohen me agjentin e Sesko
Manchester United janë pas sulmuesit të Salzburg, Benjamin Sesko. Sipas ‘Goal’, drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough u takua me agjentin e sulmuesit të RB Salzburg, Benjamin Sesko për të diskutuar mundësinë e një transferimi, transmeton lajmi.net. Man Utd po kërkon të shtojë të paktën një lojtar sulmues dhe pasi humbi Brian Brobbery,…
Sport
Manchester United janë pas sulmuesit të Salzburg, Benjamin Sesko.
Sipas ‘Goal’, drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough u takua me agjentin e sulmuesit të RB Salzburg, Benjamin Sesko për të diskutuar mundësinë e një transferimi, transmeton lajmi.net.
Man Utd po kërkon të shtojë të paktën një lojtar sulmues dhe pasi humbi Brian Brobbery, ata e kanë identifikuar 19-vjeçarin si një objektiv të mundshëm.
Sesko ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2026, mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tij drejt ‘Old Trafford’./Lajmi.net/