Wijnaldum nxiton për një marrëveshje me Romën
Gini Wijnaldum dëshiron largimin nga PSG. Aventura e Georginio Wijnaldum te skuadra e Paris Saint-Germain nuk ka shkuar sipas planeve të holandezit. Lojtari tani lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Romës, me Jose Mourinho që e ka si dëshirë kryesore aktualisht. Mediat italiane raportojnë se tani edhe lojtari po shtynë te klubet…
Sport
Gini Wijnaldum dëshiron largimin nga PSG.
Aventura e Georginio Wijnaldum te skuadra e Paris Saint-Germain nuk ka shkuar sipas planeve të holandezit.
Lojtari tani lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Romës, me Jose Mourinho që e ka si dëshirë kryesore aktualisht.
Mediat italiane raportojnë se tani edhe lojtari po shtynë te klubet për të finalizuar një marrëveshje, përcjell lajmi.net.
Trajneri i ri i PSG, Christophe Galtier nuk e ka Wijnaldum në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse Roma do të ketë ofertën e duhur për të transferuar mesfushorin holandez. /Lajmi.net/